INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemet nga moti. Ja gjëndja e rrugëve sot…

Problemet nga moti. Ja gjëndja e rrugëve sot…

Publikuar më: 14:21 05-01-2016

Autoriteti Rrugor ka përcjellë një raport të detajuar të situatës së qarkullimit rrugor dhe kalueshmërinë në të gjitha rrugët e vendit. Në disa zona veri-lindore të vendit ka prani të rreshjeve të dëborës dhe shiu të cilat kanë sjellë dhe probleme në rrugë e zonave të thella.

Ja më konkretisht si është situata në qarqet e vendit:

 

Qarku KUKËS:

Në të gjithë qarkun, ka patur rreshje shiu dhe në disa vende ka formim ngricash.Të gjitha akset janë në asfalt.Është bërë spërkatja me kripë të gjitha akseve, në zonat ku ka ngrica. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku.


1. Në aksin Krume Qafe- Prush, në një gjatesi prej 80ml, ka nje çedim të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
2. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka herë pas here rënie gurësh massive, që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.
3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore.
4. Në aksin Domaj – Bushtrice, në km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm, dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga ish kontraktoret.

Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.Të bëhet kujdes dhe te respektohet sinjalistika në vendet, ku ka probleme në rrugë dhe rënie gurësh e materialesh të tjera. Gjithashtu të bëhet kujdes në ato segmente, ku ka ngrica në rrugë.

Qarku DIBËR:

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu dhe në disa zona ka formim të ngricave në rrugë, për shkak të temperaturave të ulëta.Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka ngrica, sidomos në orët e mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit.

1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektoret dhe firmat kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në këto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës, edhe për shkak të prezences së ngricave në oret e mbrëmjes dhe në oret e para të mëngjesit.

2. Në aksin Burrel – Qafe Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit te Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.

3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë aks ka rreshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë. Të bëhet kujdes në qarkullim në akset ku ka inerte në rrugë dhe të respektohet sinjalistika.

Gjithashtu të bëhet kujdes në segmentet, ku ka ngrica në rrugë. Në segmentin rruga Kuben – Vasie rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

 

Qarku SHKODËR:

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu dhe në disa zona ka formim të ngricave në rrugë, për shkak të temperaturave të ulëta. Në akset e Pukës dhe Tropojës ka prezence akulli. Janë marrë masat për kriposjen e akseve, dhe sot nuk ka probleme për qarkullimin. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në këto zona.

1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për rënien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.

2. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojës, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale.

3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafe Mali – Qafe Shllak, ka herë pas here rënie guresh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin.

4. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente, ku ka rrezikshmëri për rënie guresh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.

Të bëhet kujdes në zonat, ku ka ngrica në rrugë, për shkak të temperaturave të ulëta të natës. Gjithashtu të bëhet kujdes në zonat, ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë.

Qarku LEZHË:

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu. Të gjitha akset jane kriposur në zonat, ku ka formim të ngricave. Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.

1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura :
a.Mashtërkove km 26,
b. Fan km 28.5,
c. Bicak km 34,
Ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në ketë aks.

2.Në aksin Fushë Milot – Lezhë, ka dëmtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, në km 0.900. Është vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin. Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Qarku KORÇË:

Në të gjithe qarkun ka rreshje shiu dhe temperaturat jane rritur. Kjo ka sjellë përmiresim në qarkullimin e mjeteve.

1. Aksi Korcë-Dogana Kapshtice, gjendja eshte normalizuar dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Firma kontraktore po mban në monitorim të vazhdueshëm situatën.

2. Aksi Korcë-Voskopoje kalimi është normal. Për momentin po punohet nga km 10 deri në km 19 për zgjerime dhe kriposje.

3. Aksi K.Boboshticë-Dardhe kalimi bëhet me zinxhira nga km 7 deri në km 14 ku dhe për momentin po punohet për pastrim dhe kriposje.

Gjendja e Akseve të tjera rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore.

Të bëhet kujdes në akset, ku ka materiale në rrugë. Të respektohet sinjalistika ne vendet, ku ka prani të ngricave në rrugë.

Qarku GJIROKASTËR

Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura, ku ka rreshqitje siç janë:

Shkalla e Zezë dhe Rapi i Kuqarit. Në këto pika janë të stacionuara fadroma dhe punonjësit për të qënë në gadishmëri për çdo situatë, që mund të krijohet. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore, ku ka rrezikshmëri për rënien e gurëve në rrugë.


Qarku ELBASAN:

Nuk ka rreshje bore, por vazhdon puna për hedhjen e kripes ne zonat ku ka ngrica.

1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika me te veshtira:

a. Murrash, km 73-77
b. Dragostunje, km 81-84
c. Pishkash, km 101-103
4. Qafe Thane, km 110-113

Sot situata në këtë aks është normale, por gjatë mbrëmjes së kaluar ka patur probleme me shëmbjet në segmentin Murrash – Qafë Thanë. Në Murrash ka patur një shembje masive. Është punuar dhe po vazhdon të punohet për pastrimin e aksit. Situata e qarkullimit të mjeteve është normale.

2. Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:
a. Derven, km 60-63
b. Babluc, km 66-67

Në këto momente qarkullimi është normal.

3. Në Papër, km 57, situata është normale.

4. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të vështirë:
1. Banjë – Drizë, km 77-89
2. K/Shirgjan – Drizë, km 72-80

Qarkullimi është normal deri në keto momente.

5. Aksi Gramsh – Kodovjat, Bersnik, Mashan, Km 104-109, qarkullimi kryhet normalisht.

Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. Është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera. Të bëhet kujdes në akset, ku ka materiale në rrugë. Të respektohen tabelat e sinjalistikës.

FIER

Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të makinave.

 

BERAT

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë.

 

Qarku TIRANË:

1.Aksi Tiranë - Krrabë (km29) - Elbasan është i kalueshëm normalisht.
2.Akset Tiranë - Trau Dajt - Qafë Mollë - Bizë + Trau Dajt - Antena + Qafë Priskë – Shën Gjergj janë të qarkullueshëm normalisht.
3.Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, në segmentin Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja eshte normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë. Në të gjithë akset e tjerë qarkullimi kryhet normalisht.

Qarku DURRËS:

Nuk ka probleme në akset e ketij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

Qarku VLORË:

Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Të bëhet kujdes në kalimin e segmenteve, ku ka rrezik për rënien e dherave dhe të respektohet sinjalistika e vendosur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0055441856384277