INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Procedimi i studentëve dhe profesorëve. Tupe, më mirë se të ''vetëzhvirgjërohem''![VIDEO]

Publikuar më: 15:28 13-12-2018

25 studentë, profesorë, artistë dhe aktivistë janë proceduar nga policia një ditë më parë. IN Tv intervistoi disa prej tyre që në të vërtetë thanë se ju duket qesharake kjo masë, pasi nuk dhunuan askënd dhe as nuk ishin tek Zogu i zi siç pretendon policia. Profesor Edmond Tupe metaforikisht e quajti zhvigjërim. 

“Më mirë të të zhvirgjërojnë se të vetëzhvirgjërohesh. Jam me studentët deri në fund,” tha Tupe për IN News.
Ndërsa studentja Mirela Ruko mban këtë qëndrim. “Kanë një listë të gatshme me emra. Unë kam dëshmimtarë nuk isha tek Zogu i Zi,” sqaron Ruko.
Me masën policore nuk pajtohet as artisti Robert Aliaj që nga emisioni Kafe IN tha se është më i fortë se më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707