INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prodhohet trageti pasagjerëve me hidrogjen. Mjeti lundrues nuk do ndotë ambientin

Prodhohet trageti pasagjerëve me hidrogjen. Mjeti lundrues nuk do ndotë ambientin

Publikuar më: 14:58 27-01-2019

Teknologjia duket se po avancohet dhe në mjetet detare. Në fund të vitit 2019 pritet të përfundohet trageti i parë me hidrogjen në  San Francisko. Trageti do tu shërbejë turistëve, por në ndryshim nga mjetet e tjera lundruese nuk do ndotë ambientin.

Water Go Round do shërbejë për transportin e turistëve në  Gjirin e San Franciskos.

Sipas parashikimeve trageti do të përfundojë në fund të këtij viti dhe do jetë nën menaxhimin e kompanisë Red & White, që është e bindur se pas këtij projekti pilot, tragetet e hidrogjenit do të përhapen me shpejtësi.

Water Go Round ka shpejtësi prej 40 km në orë dhe kapacitet prej 84 pasagjerësh, dhe do jetë 21 metra i gjatë.

Trageti do mbajë një rezervuar hidrogjeni që do garantojë lundrimin për 2 ditë pa pasur nevojë të furnizohet dhe gjithashtu do pajiset me bateri prej 100 kWh, që do të përdoret si një rezervë dhe për të integruar hidrogjenin.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938