INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Profesorët e Histori-Filologjisë marrin vendimin e rëndësishëm për vazhdimin e protestës deri...[VIDEO]

Publikuar më: 12:11 06-02-2019

Pas mbledhjes së Asamblesë, pedagogët vendosën që të vazhdojnë protestën. Lajmin e dha Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laçi që sqaroi se kjo javë do të shpallet javë proteste nga dhe më pas protesta do të vazhdojë një ditë në javë sipas një kalendarit të përcaktuar.

“Qëllimi i protestës do të jetë ndërgjegjesimi i opinionit për problematiken që ka arsimi në Shqipëri për të gjithë temat që janë sugjeruar nga profesorati dhe nga gazetarët dhe institucionet e tjera. Presim zgjidhje nga qeveria për problematikën e saj dhe ne do merremi me tonën. Nesër dhe pasnesër do të vazhdojë protesta në mjediset e fakultetit, do të thotë jemi të gjithë në institucion por duke mos bërë mësim. Ne do ta përvijojmë këtë formë në javët që vijnë një ditë në javë,” tha Laçi.
Ai foli dhe për Ligjin e Arsimit të Lartë. “Ne kemi pasur rezervat tona që në fillim të procedurës për hartimin e ligjit dhe kemi qëndruar konseguent. Pas katër vjetësh këto problem janë akoma,” tha Dekani i Histori-Filologjisë.
Ai u pyet nga gazetarët nëse studentët i kanë kërkuar të nisë mësimi dhe dha këtë përgjigje:
“Unë nuk kam kërkesë nga studentët për të filluar mësimin por ka studentë që duan të bëjnë mësim. Në këtë asamble u shpreh vullneti për të përmbushur programin mësimor në kohë rekord që studentët të marrin gjithë njohuritë që duhet. “

Article Logic
Execution time: 0.0035421848297119