Një delegacion i prokurorisë gjermane ka mbërritur në Tiranë në kuadër të hetimeve për 613 kg kokainë të kapura në 28 shkurt në një kamion me banane në Durrës. Delegacioni me përfaqësues të lartë të akuzës gjermane kanë zhvilluar dhe takime paraditen e së enjtes me prokurorë të Krimeve të Rënda. Kamioni u lejua të kalonte procedurat doganore, ndërsa ndërhyrja u realizua në magazinat e Çekajt. Ky i fundit mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa është ndaluar më pas në shtetin gjerman. Tani Çekaj po hetohet në dy shtetet për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.