Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar ditën e sotme që Ermal Hoxha nipi i diktatorit Enver Hoxha të dënohet me 13 vite burg për akuzën trafikim ndërkombëtarë droge.
Po ashtu organi i akuzës ka kërkuar edhe nga 14 vjet burg për secilin nga dy kolumbianët e arrestuar që ishin pjesë e rrjetit dhe në total 126 vjet burg për të akuzuarit.
Konkretisht, prokuroria kërkoi:
1. I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim
2. I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim
3. I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim
4. I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim
5. I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim
6. I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim
7. I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim
8. I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim
9. I pandehuri Kelmend Dalipi të dënohet me 14 vjet burgim