INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria nis ekspertizën për avionin italian që ra në Ishëm dhe kërkon ndihmë dhe nga flota

Prokuroria nis ekspertizën për avionin italian që ra në Ishëm dhe kërkon ndihmë dhe nga flota

Publikuar më: 08:20 20-09-2016

Avioni italian që ra në zonën e Ishmit, do i nënshtrohet një ekspertize teknike, për të mësuar konkretisht nëse ai ka pasur difekt teknik ose jo. Ekspertiza do të niës pasi piloti italian Guido Guidi fillimisht ka deklaruar se ulja e tij, është bërë në kushtet e emergjencës, pasi avioni i tij kishte pësuar një avari teknike në motor, por më pas nisën dyshimet se ai është ulur normalisht por nuk është ngritur dot. E për të nisur ekspertizë, grupi hetimor ka kërkuar nga ministria e Transporteve që të verë në dispozicion tre ekspertë teknikë dhe të kualifikuar për motorët e avjonëve, me qëllim pëcaktimin nëse motori ka pasur difekt gjatë uljes ose jo.
Zyra për hetimin e incidenteve dhe aksidenteve ajrore në Ministrinë e Transporteve është e detyruar të kryej hetimet konkrete për llogari të saj, pavarësisht kërkesës së prokurorisë për kryerjen e ekspertizës së shkakut të rrëzimit.
Shqiptarja.com thotë se hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për avionin italian, ka bërë që të kërkohet informacion dhe nga Flota Ushtarake Detare në Durrës. Kjo për shkak se hetues të çështjes kanë hedhur dyshime të forta se lënda narkotike mund të jetë afruar me skaf nga deti, e më pas nëpërmjet grykëderdhjes së lumit Ishëm, duke e afruar sasinë e drogës afër pistës së inprovizuar ku do të ulej avioni. Sipas hetuesve, është kërkuar që brenda orës 03:00 të mëngjesit deri në ora 10:00 të paradites së enjte të identifikohen të gjitha mjetet lundruese, që kanë kaluar pranë zonës ku u rrëzua avioni. Nuk dihet nëse kapiteneria e Durrësit dhe radarët e saj kanë pikasur ndonjë mjet lundrues gjatë këtyre orëve pranë bregut.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436