INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronat në Himarë, komuniteti kërkon ndihmë tek Presidenti

Pronat në Himarë, komuniteti kërkon ndihmë tek Presidenti

Publikuar më: 12:40 18-08-2016

Çështja e pronës ka qënë dhe çështja më problematikë gjatë viteve të tranzicionit. Probleme të mëdha janë shënuar për këtë çështje nga veriu në jug, e zgjidhja shpesh herë ka qënë e pamundur. Çështja e pronave ka qënë dhe arësyeja e një takimi që Presidenti Bujar Nishani zhvilloj me përfaqësuesit e komunitetit të Himarës në zyrën e kreut të shtetit. Sipas zyrës së shtypit të kreut të shtetit, gjatë këtij takimi përfaqësuesit e komunitetit të Himarës ngritën dhe parashtruan shqetësimet e tyre mbi problemet e pronësisë në këtë zonë.
Por zgjidhja e çështjes së pronësisë është jetike tha kreu i shtetit, duke theksuar se ajo do të zgjidhte shumë problematika.
Bujar Nishani:
“Kjo është një çështje shumë e ndjeshme, zgjidhja e së cilës jo vetëm do të parandalojë konflikte të panevojshme sociale, por do të mundësojë dhe lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Është i nevojshëm harmonizimi i politikave zhvillimore me ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive dhe trashëgimisë historike dhe kulturore”.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109