INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA/ Basha: 6 vite të sundimit kriminal të Ramës e kanë lënë Shqipërinë jashtë Europës...

PROTESTA/ Basha: 6 vite të sundimit kriminal të Ramës e kanë lënë Shqipërinë jashtë Europës...

Publikuar më: 18:31 11-05-2019

Kreu i demokratëve Lulzim Basha në fjalën e tij para protestuesve, u shpreh se mesazhi për Edi Ramën është një dhe i prerë: nuk do të mundet më të bollokojë rrugën Europiane të Shqipërisë.

“Jemi mbledhur në referendumin më të madh, nga Shkodra në Vlorë, nga Tropoja në Gjirokastër, ju uroj nga zemra mirësekeni ardhur në Kuvendin e sovranit. Jemi mbledhur sot këtu me një mision, për të çliruar Shqipërinë e krimit të korrupsionit, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Jemi mbledhur sot këtu me një kushtrim me një qëllim, me një mision për të mos pranuar më kurrë Shqipërinë e krimit, të korrupsionit, hajdutërisë, por për Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëri si gjithë Europa ka 30 vite që shqiptarët bëjnë sakrifica të përditshme.

Jemi sot në një udhëkryq të tmerrshëm produkt i një njeriu dhe klanit të tij të babëzitur, ndaj jemi këtu për ti dhënë një mesazh të prerë: Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën drejt Europës. Rama ik! 6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Ramës e kanë lënë Shqipërinë jashtë europës, vendi i vetëm në botë pa gjykatë kushtetuese. Sot drejtësia shqiptare është më e kapur se kurrë, kjo është vepra e zezë e Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale. Rama ik. “ u shpreh Basha.

Ndërsa situata u tensionua kryedemokrati Basha apeloi protestuesit të mos qëllojnë në drejtim të forcave të policisë. Basha tha se beteja është me atë që e konsideron qeveri të krimit dhe jo me punonjësit e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221