INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Nisen protestues edhe nga rrethet

Protesta e opozitës/ Nisen protestues edhe nga rrethet

Publikuar më: 08:46 05-03-2019

Protesta e opozitës pritet të mbahet ditën e sotme, në orën 10:00 para Parlamentit, njëkohësisht me mazhorancën e cila pritet të mbajë seancë plenare.

Bëhet me dije se nga rrethet janë nisur tashmë mbështetësit e opozitës. Transporti po bëhet me autobusë, furgonë dhe mjete private.

Kryetari i PD-së Shkodër, Xhevdet Amulli, në një prononcim për mediat para nisjes tha se kërkesat e opozitës së bashkuar janë të njohura tashmë, "Largimi i kryeministrit Rama dhe qeveri tranzitore për zgjedhje të parakohshme".

Po ashtu edhe kreu i PD-së në Fier Luan Baçi u shpreh se: "Sot është ditë e veçantë pasi "refugjatët" (kandidatët që kanë pranuar mandatin) që vrapojnë për të hyrë në parlament , është një turp i tyre që shkojne aty. Qytetarët shqiptarë, votuesit nuk do të lejojnë që parlamenti të vijojë punën normalisht pasi nuk është një parlament normal. Protestat do të vazhdojne sa herë që do të ketë parlament. Absolutisht që do të ketë zgjedhje të parakohshme sepse populli do të votojë për qeverinë që do në pushtet dhe jo qeverinë që vjedh vota".

Edhe sot, në gjatë protestës pritet të angazhohen forca të shumta policore, rreth 1500, të cilat do të krijojnë një kordon më të gjerë policorë, me qëllim ruajtjen e godinës së Parlamentit./intv.al

brenda_lajmit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385