INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, SHBA: Dënojmë dhunën, prokurori që refuzonte të hetonte politikanët, iku

Protesta e opozitës, SHBA: Dënojmë dhunën, prokurori që refuzonte të hetonte politikanët, iku

Publikuar më: 16:08 18-12-2017

Pas përfundimit të protestës së opozitës ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Përmes një deklarate për mediat, thuhet se SHBA dënon dhunën që ndodhi në protestën e sotme dhe i fton qytetarët të protestojnë paqësisht duke u bërë thirrje partive politike të nxisin qetësi.

“Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.
Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para.
Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanët është i iku. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë” – shkruhet në deklaratë.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266