INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve/ BE, koha tani për dialog

Protesta e studentëve/ BE, koha tani për dialog

Publikuar më: 15:55 18-12-2018

Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE dhe SHBA-së në vendin tonë, vjen dhe reagimi i delegacionit të BE-së në Tiranë. Në një reagim në fb, delegacioni i BE-së thotë se protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Delegacioni i BE-së thotë se ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Delegacioni i BE-së nënvizon se tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike.

Deklarata e delegacionit të BE:
“Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit. Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439