Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të 15. Studentët kanë vendosur që edhe sot të bojkotojnë mësimin, duke u pozicionuar para kryeministrisë.
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale nënshkruajnë një peticion sipas të cilit vendosin të bojkotojnë mësimin në auditorë deri në plotësimin e kërkesave minimale që nisin me rrëzimin e ligjit të arsimit.
Gjithashtu në peticion thuhet se protesta do të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit .
Me afat të vetëm përgjegjësinë në masën e duhur të instancave që kanë në dorë përmirësimin e kërkesave të jetës universitare"
Në Fakultetin e Gjeologjisë studentët pas një takimi kanë marrë vendimin që sot të mos bllokojnë rrugët. Ndërkohë një takim i njëjtë po zhvillohet edhe me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët po diskutojnë ecurinë e aksionit të protestës.