INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve, ministrja Shahini: Ishte trishtim, lanë nam....

Protesta e studentëve, ministrja Shahini: Ishte trishtim, lanë nam....

Publikuar më: 15:25 22-05-2019

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dënuar dhunën në protestën e studentëve para ministrisë së Arsimit.

Sipas ministres, kjo nuk ishte protestë e studentëve, por e një grup individësh opozitar që rikthyen dhunën.

“Ishte një trishtim për mua, por edhe një cënim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë një grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune.

Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën #Paktit kuptimplotë për Universitetin.

Por thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare. Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me “protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar.

Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë angazhimet e #PaktitpërUniversitetin, që sot ka sjellë në jetën universitare bibliotekën digjitale, portalin e transparencës, bursat për ekselentët e studentët në nevojë, kantieret për përmirësimin e kushteve nëpër konvikte, zhvillimin e kartës për 110 mijë studentë të universiteteve publike”, shkruan ministrja.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879