INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e STUDENTËVE/ Opozita gati për t’u rikthyer në Kuvend

Protesta e STUDENTËVE/ Opozita gati për t’u rikthyer në Kuvend

Publikuar më: 22:00 10-12-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se do të kthehej në Parlament bashkë me opozitën për zgjidhjen e çështjes së studentëve. Kryemadhi tha se po të ishte në vendin e kryeministrit Rama, do të kishte mbledhur qeverinë dhe parlamentin për të miratuar reformat e nevojshme që zgjidhin situatën e tyre.

“Të isha në vendin e Ramës do mblidhja qeverinë e parlamentin e do bëja ndryshimet që dëshironin. Do thërrisja dhe opozitën. Unë sigurisht që do shkoja në parlament. Nga varri do të nxirrnin Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi për të votuar”, tha Kryemadhi në një dalje publike.

E pyetur nëse do rreshtohet krah studentëve në protestë, Kryemadhi u shpreh: “Nëse ata më thërrasin unë jam aty me ata në resht”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038721561431885