INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protesta e studentëve/Profesorët e Histori-Filologjisë në grevë! Dënojnë gjuhën e Ramës[VIDEO]

Publikuar më: 15:42 21-01-2019

Si kundër ndonjëherë sot në protestën e studentëve janë bashkuar dhe profesorët e Fakultetit Histori-Filologji. Ata në fakt kanë komentuar vendimet e qeverisë duke i bërë një analizë prej të cilës ka rezultuar se disa nga më të fundit bien ndesh me ligjin.

“VKM-ja që ndryshoi kriteret për bursat e studentëve të shkëlqyer bie ndesh me ligjin e arsimit. VKM-ja e fundit përfitojnë studime falas dhe ata me notën 9, ndërsa ligji thotë vetëm ata me rezultate maksimale. Kjo krijon kaos,” tha pedagogu i gazetarisë Ervin Goci.
Nga ana tjetër profesorët dënojnë gjuhën, që përdor qeveria me studentët dhe me vetë ata.
“Asambletë janë kundër gjuhës denigruese ndaj trupës akademike. Qeveria mos devijojë kërkesat e studentëve,” tha profesori Romeo Hanxhari.
Për më shumë se një muaj studentët protestojnë në mënyra të ndryshme nga ato masive në rrugë, që u realizuan në muajin dhjetor të 2018 deri tek ato të ditëve të fundit, që janë ngujuar në pjesën më të madhe të fakulteteve. Ata kanë renditur disa kërkesa dhe vetëm pas plotësimit të tyre mund të kthehen në auditorë. Po qeveria deri tani ka plotësuar pjesërisht disa nga to.

Article Logic
Execution time: 0.0035278797149658