Valë protestash në mbarë vendin. Qytetarët duket se janë frymëzuar nga studentët dhe çdo pasdite protestojnë në qytetet e tyre.
Banorët e Shkodrës, për të tretën ditë po protestojnë. Ata kanë denoncuar situatën e rëndë ekonomike që po kalojnë. Sipas tyre niveli i papunësisë në këtë qar është shumë i lartë, çka po i detyron ata që të braktisin vendin dhe të emigrojnë për një jetë më të mirë.
Protestuesit kërkojnë jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulëta.
Qytetarët kanë vendosur që të bllokojnë edhe hyrjen e qytetit të Shkodrës. Sipas pamjeve e bllokuar në mes të rrugës ka mbetur edhe një makinë e policisë së shtetit.