Ndërsa në orën 10:00 pritet të nis edhe protesta e thirrur nga Partia Demokratike dhe LSI, forca të shumta policore vihen re në ambjentet pranë Parlamentit të Shqipërisë.
Furgonë të shumtë dhe punonjës policie kanë rrethuar godinën e Kuvendit. Sic duket edhe nga fotot ndryshe nga protesta e mëparshme ku kordoni i policisë formohej nga police vajza, këtë herë, kordoni është i ndërthurur.
Vihet re se në gatishmëri është edhe FNSH-ja.
Protestës do ti bashkohen edhe qytetarë nga rrethet.
Kjo protestë është thirrur të mbahet nga forcat opozitare për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm i cili do të duhet të votohet në seancën e sotme parlamentare.
Mes kandidaturave janë Arta Marku , Ferdinand Elezaj dhe Ermira Tafani.