INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protesta e AKIP për plehrat moment pas momenti tek parlamenti [ FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 09:20 24-11-2016

10:30
Protesta e AKIP vijon pandërprerë përballë Parlamenti. Deputetët janë pritur nga protestuesit  me thirrjet “turp” apo “jo, jo”. Ndërkohë rreth orës 10:30 fonia e protestuesve është dëmtuar nga një urban. Siç shihet dhe në foto një prej protestuesve, Eljan Tanini hipën në autobus për të zgjidhur problemin por kablli u këput.

09:30

Që prej mbrëmjes së ditës së mërkurë, disa aktivistë të AKIP po protestojnë përpara Parlamentit kundër ligjit që lejon importin e mbetjeve. Protestuesit nuk heqin dorë nga kauza e tyre ndërsa janë përplasur për disa minuta me punonjësit e policisë lidhur me trotuarin ku po zhvillohet protesta. Protestuesit pretendojnë se policia ka ndërhyrë me dhunë, duke shoqëruar edhe dy persona.
Sipas aktivistëve dy të rinjtë e shoqërar janë: Irel Elezi dhe Oltion Zeka, të cilët janë liruar më vonë.
Nëpërmjet një video të publikuar prej tyre në facebook është filmuar moment i ndalimit të protestuesve nga policia.
Me thirrjet “jo plehra në Shqipëri”, “turp”, apo “unë vendos, unë them jo” protestuesit vijojnë të protestojnë përballë parlamentit.
Protesta e mbrëmjes së djeshme nisi për ti paraprirë asaj të sotmes, të cilët kanë paralajmëruar që do jetë një protestë në përmasa më të mëdha.
Aktivistët thonë se policia na nxori me forcë nga çadrat ku ishim mbledhur me pretendimin se nuk kanë leje për të zhvilluar protestën.
Megjithatë një ditë më parë deputeti i LIBRA Ben Blushi ka paralajmëruar se dekreti i Presidentit nuk do të ejëtë këtë të enjte në rendin e ditës.

Article Logic
Execution time: 0.0058231353759766