INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat që dogjën Francën, kryeministri pranon gabimin: Nuk i dëgjuam njerëzit

Protestat që dogjën Francën, kryeministri pranon gabimin: Nuk i dëgjuam njerëzit

Publikuar më: 12:07 17-12-2018

Kryeministri francez Edouard Philippe ka pranuar se qeveria ka bërë gabime në mënyrën sesi i ka trajtuar protestat masive të “Jelekëve të Verdhë” .

“Ne bëmë gabime. Ne nuk e dëgjuam ‘Mjaftin’ e artikuluar nga populli francez. Mbetem i bindur se ata duan që ky vend të transformohet”, u shpreh Philipe për mediat.

Dhuna në demonstrata ka prekur një nivel rekord me qindra protestues të plagosur që nga 17 nëntori, teksa kanë vdekur edhe 7 shtetas. Punonjësit e policisë kanë pësuar gjithashtu lëndime.

Qytetet franceze janë përfshirë nga kaosi, me protestuesit që kanë shkatërruar dritaret e dyqaneve, kanë plaçkitur, përmbysur vetura dhe kanë djegur barrikada. Qendrat e qyteteve të mëdha kanë “humbur” në mjegull nga gazi lotsjellës, granatat dhe fishekzjarret.

Nga ana tjetër Ministri i Financave Bruno Le Maire pranoi se protestat ishin një “katastrofë” për ekonominë dhe bizneset e vendit.

Njerëzit fillimisht protestuan kundër rritjes së çmimit të karburantit për shkak të hyrjes në fuqi të një takse të re këtë janar, ndërsa qeveria u detyrua të braktiset planin fillestar.

Por demonstruesit vazhduan të kërkonin më shumë lëshime, duke përfshirë taksa më të ulëta, reform në arsim dhe madje edhe dorëheqjen e Emmanuel Macron.

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762