Ndërtimi i një fabrike të përpunimit të plehërave pranë zonës së banuar në Plyk të Fierit ka detyruar banorët të dalin në protesta. Ata kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës.
Një banor tha: “Shtëpia ime nga vendi ku duan ta ndërtojnë është vetëm 50 metra larg. Pse mua do ma sjellin erën e kërmës te dera e shtëpisë? Po nuk do ta lejojmë ne këtë punë”.
Banorët madje rrezikojnë tu prishen dhe shtëpitë për tu ndërtuar fabrika. Ata thonë se përfaqësues të pushtetit vendor u kanë vajtur nëpër banesa dhe u kanë kërkuar çertifikatën e pronës, por në momentin kur kanë hasur në rezistencën e banorëve ata janë larguar.
“Pse tani u kujtuan këta, pas 25 vitesh a kemi a s’kemi ne çertifikata pronësie”, sqaroi një banor.
Ata janë të vendosur kur thonë se do të vazhdojnë protestat e tyre dhe nuk do të lejojnë ndërtimin e impiantit të përpunimit të plehrave aty.