INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protestë simbolike e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Arsyet...[VIDEO]

Publikuar më: 13:50 22-01-2018

Me sloganin Ministria e Çarsimit dhe Taksimit të të rinjve, studentë dhe profesorë të Lëvizjes për Universitetin kanë mbajtur një protestë simbolike para Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se studentë në këmbim të përfundmit të studimeve në vend që të mësojnë detyrohen të punojnë dhe punë shumë të rëndomta dhe në të zezë, pasi tarifat janë të papërballueshme. “Studentët që të arrijnë të përfundojnë studimet duhet të punojnë 7 ditë në javë,” tha një nga aktivistet.

Aktivistët gjithashtu kanë lajmëruar dhe një protestë të madhe në mbrojte të të drejtave të studentëve, që do mbahet ditën e mërkurë para godinës së kryeministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038638114929199