Times Square në Nju Jork është rrethuar nga protestues lakuriq dhe me trupat e pikturuara. Mijëra njerëz në qytetin amerikan kanë shkuar mbi trupa mesazhe shumë domethënëse. Motivi ishte që të mos ketë ndarje vetëm bashkime.
Ngjarja u organizua nga piktori i trupit, Andy Golub, i cili është i famshëm për punën e jashtëzakonshme të bojërave të trupit. Ai ka organizuar shumë protesta të ngjashme me të Nju Jorkut në vitet e fundit, shkruan Daily Star.
Golub tha se bota në të cilën jetojmë është "shumë e përçarë". Ai tha se njerëzit kanë "shumë më tepër të përbashkëta" sesa dallime.
Artisti shtoi se art mund të jetë në çdo gjë duke përfshirë edhe trupin e njeriut dhe duhet të jetë në ekran që bota ta shikojë.