INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuesit zhvendosen tek bashkia, kërkojnë takim me Veliajn

Protestuesit zhvendosen tek bashkia, kërkojnë takim me Veliajn

Publikuar më: 11:12 12-11-2018

Pasi protestuan për dirsa dite me radhë në rrugë, protesta e banorëve të “Astirit” që preken nga projekti i Unazës së Madhe janë zhvendosur në qendër të Tiranës. Fillimisht ata protestuan para bashkisë dhe më pas bllokuan rrugën “Abdi Toptani”, pranë këtij institucioni.
Por protestuesit janë përballur me uniformat blu, të cilat kanë rrethuar institucionin, pasi qytetarët nuk kishin marrë leje për këtë protestë. Pasi një diskutimi me policinë, kjo e fundit u ka komunikuar se nuk kanë leje për protestë dhe se kanë bllokuar qarkullimin. Ata janë ulur këmbëkryq dhe thonë se do të qëndrojnë këtu derisa autoritetet të futen në negociata me ta.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta me mesazhe si “shtëpitë do i mbrojmë me trupat tanë”, “dy duar për një kokë”, “duam pronat tona”, “kryeministër ku je fshehur?”, ndërsa në një banderolë të madhe kanë shkruar “fuqia e njerëzve më e madhe se njerëzit në fuqi”.
Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave pa ua legalizuar më parë, në mënyrë që të kenë të drejtën e dëmshpërblimit. Ata kërkojnë takim me Veliaj për gjetjen e një zgjidhje.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879