Kanditati i LSI, Ralf Gjoni një ditë më parë mori nga KQZ mandatin dhe sot pritet të betohet në parlament. Por tek hyrja pallatit ai është “sulmuar” me bojë të kuqe nga protestuesit e opozitës që janë mbledhur që në orën 9.
Ngjarjen e ndodhur e ka konfirmuar vetë deputeti për mediat, i cili është shprehur se teksa po dilte nga banesa një djalë i ri e ka pritur tek hyrja e pallatit dhe i ka hedhur bojë.
Po ashtu Gjoni është shprehur se nuk dihet çfarë sulucioni kimik është përdorur pasi një pjesë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie të syve.