Komuniteti rom dhe egjiptian në Shqipëri, është një shtresë e cila është e harruar, por janë kujtuar ditën e sotme partitë politike të cilët kanë nxituar për ti bërë sot një vizitë.
Partisë Socialiste ka qenë sot e pranishme pranë barakave te romëve në Gjirokastër për tu ofruar para në këmbim të votës për PS-në, edhe pse lajmi është publikuar nga redaksia e Gazeta Shqipëtare ende mbetet për tu konfirmuar nëse diçka e tillë ka ndodhur në të vërtet.
Sot kur të gjithë qytetarët i janë drejtuar kutive të votimit makina luksoze janë fotografuar në barakat e romeve, të cilat i janë prezantuar si përfaqësues të Partisë Socialiste.
Porosia e tyre: Votoni 2-shin në fletën e votimit, në këmbim të parave.