INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, çfarë pritet të diskutohet

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, çfarë pritet të diskutohet

Publikuar më: 08:26 28-04-2018

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 10:00 të kësaj të shtune, Asamblenë e saj Kombëtare.

Në axhendën e punimeve, që do të hapen me një mesazh të kryeministrit Rama, njëherësh kryetar i partisë theksohet se do të raportohet mbi performacën e qeverisë dhe të procesit të bashkëqeverisjes.

Performanca është produkt i analizave të zhvilluara nga PS dhe grupi i saj parlamentar me çdo ministër të kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, koordinatorja kombëtare, Elisa Spiropali do të raportojë për ecurinë e bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm.

Ndonëse zgjedhjet e ardhshme vendore janë më shumë se një vit larg, socialistët do të analizojnë edhe performancën e tyre në pushtetin lokal.

Asambleja do të udhëzojë edhe zhvillimin e llogaridhënies publike të qeverisjes qendrore dhe vendore, nga data 1 maj deri më 30 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826