INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS mbron Tahirin: Prokuroria kërkon arrestimin me shkrime gazetash dhe portalesh

PS mbron Tahirin: Prokuroria kërkon arrestimin me shkrime gazetash dhe portalesh

Publikuar më: 11:32 20-10-2017

Gjatë pyetjeve drejtuar organit të akuzës lidhur mbi arsyet dhe faktet që çuan Prokurorinë për të kërkuar arrestimin e deputetit Saimir Tahiri përfaqësuesit e maxhorancës thanë se procedimi penal ka nisur pikërisht në ditën kur mediat italiane e më pas ato shqiptarë kanë publikuar dosjen Habilaj.
Ulsi Manja:
“Për procedimin e 17 tetorit një pjesë e materialeve kanë ardhur në zyrën e prokurorit ën datën 19. Dhe keni përkthyer atë pjesë të materialit që ka vlerë për hetimit.
A jeni në dijeni të reformës në drejtësi. Kjo letër porosi a ka kaluar përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe a ka ardhur përmes procedurave të duhura”?
Gentia Osmani përfaqësues i Prokurorisë”
“Ekziston një marrëveshje për ekstradimin, ku aktet janë dërguar në mënyrë të drejtpërdrejtë referuar kësaj marrëveshje.
Në mënyrë direkt na kanë përcjellë aktet, kuptohet që është njoftuar ministria e drejtësisë. Kjo është formë tërësisht ligjorë.
Ulsi Manja:
A gjykoni ju se një procedim penal i filluar me 17 me një opinion gazete dhe lajm portalesh përbën bazën e mjaftueshme për të çuar pas burgu një deputet apo qoftë çdo qytetarët të këtij vendi.
Ulsi Manja:
“A mendoni se në harkun kohor të 48 orëve me një shkrim gazete, është bazë e mjaftueshëm të kërkoni arrestimin e Tahirit apo qoftë e çdo qytetari.
Besim Hadërmataj:
“Ne kemi pasur procedime edhe më herët, po ky ishte një moment që na shërbeu për të marrë këtë vendim”.
Elizabeta Imeraj:
Prokuroria ka nisur procedimin penal për këto fakte me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Dalja ne media e informacionit, kanë shërbyer si element specifik.
Duke qenë se ka indicie që për të realizuar veprimtarinë janë dhënë shpërblime ekziston arsyeja që është kryer vepra penale dhe duhet ti nënshtrohet procedurave të tjera.
Ulsi Manja:
“Në dy procedimet e mëparshme në 2013dhe 2016 a është emri i Saimir Tahiri”?
Elizabeta Imeraj:

“Emri i Tahirit është regjistruar në 2017”
Ulsi Manja:
“Pra emrin e Tahirit e keni regjistruar me portale dhe gazeta”.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883