INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS sulm Prokurorisë. “Po mbyll dosjen më të rëndësishëm të 27 viteve

PS sulm Prokurorisë. “Po mbyll dosjen më të rëndësishëm të 27 viteve

Publikuar më: 16:51 06-11-2017

Partia Socialiste ka vënë në shënjestër Prokurorinë. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, numri një i grupit kuvendor të PS taulant Balla ka akuzuar Prokurorinë se po tenton të mbyllë dosjen ÇEZ.
Deklarata e plotë e Taulant Ballës
“Taulant Balla: Prokuroria po përpiqet të mbyllë një për dosjeve më të qarta të korrupsionit në këto 27 vite, skandalit “CEZ”. Pa kryer asnjë hetim minimal, pa marrë në pyetje asnjë të akuzuar, asnjë dëshmitar, asnjë person në dijeni, pa marrë në konsideratë asnjë prej gjetjeve të Raportit përfundimtar të Komisionit hetimor parlamentar, Prokuroria që u ngrit brenda ditës për të arrestuar një deputet mbi bazën e një materiali të botuar në media me përgjimet e dy krimineleve, jo vetëm nuk e vë ujin në zjarr për një material të shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish të mëdhenj e të vegjël të dyshuar për krim ekonomik e korrupsion me përmasa tronditëse, po na e paska dërguar dosjen në Gjykatë duke kërkuar mbylljen e saj!!!
Kush janë këta prokurorë? Kush u ka dhënë këtyre prokurorëve pushtetin që të sillen me drejtësinë si tregtare qeniesh të gjalla dhe ta trajtojnë popullin shqiptar si mish për top? Kush është pas këtyre kukullave të këtij teatri të neveritshëm me drejtësinë si mjet për të sulmuar dhe për të mbrojtur, në emër të interesave politike e korruptive që fyejnë Shqipërinë, popullin, drejtësinë?!
Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe me kilometra larg! Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës dhe padrejtësisë! Prokuroria po provon me veprimet e mosveprimet e saj, një kalbëzim të tmerrshëm!
Por prokuroria nuk ka për ta ndalur dot orën e drejtësisë që po vjen dhe që ka tmerruar politikanë prokurorë e gjykatës të korruptuar! Kurrë nuk do ta ndalojë dot edhe sikur të gjejë në gjykatë, njerëz të tredhur e të korruptuar njësoj si ata që e kanë çuar dosjen e CEZ-it për ta varrosur, pa asnjë lloj procesi minimal hetimor!”

Article Logic
Execution time: 0.0036787986755371