INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse hesht Rama pas takimit me Merkel? PD përgjigjet [FOTO]

Pse hesht Rama pas takimit me Merkel? PD përgjigjet [FOTO]

Publikuar më: 10:41 26-04-2018

Konferenca për shtyp në krah të Kancelares Gjermane Angela Merkel nuk ka mjaftuar për opozitën për të kuptuar atë që u diskutua në takimin mes dy lidërve. Është nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, deputeti Tritan Shehu, i cili përmes një statusi nga kërkuar transparencë për bisedimet që Kryeministri ka pasur me Kancelaren Merkel.
Më tej Shehu shkruan se Rama është i detyruar që të bëj publike se kush janë parakushtet e çeljes së negociatave.
Tritan Shehu në facebook:
“Më kërkojnë një opinion disa gazetarë mbas takimit Rama-Merkel: “Si mendoni për çeljen e Negociatave në qershor?”
Se pari Z.Rama është i detyruar të bëjë transparencën e bisedës me Kancelaren, aq më shumë për çfarë lidhet me atë eveniment kaq të mirëpritur nga shumica e shqiptarëve, për të cilin ata kanë dhënë një kontribut të çmuar që prej dhjetorit 1990.
Deri me tashti nga ai ka heshtje të plotë.
Pa asnjë dyshim është ai që duhet të bëje publike se kush janë “para kushtet” e çeljes së negociatave, për të cilat foli Zj.Merkel, si dhe agjendën e realizimit të tyre.
Së dyti, në lidhje me pyetjen e mundësisë së çeljes së Negociatave, unë gjykoj se realizimi i atyre “para kushteve” është me shumë rëndësi në këtë drejtim.
Pra është përsëri Kryeministri, i cili tashmë duhet të realizojë ato që Kancelaria i ka kërkuar atij në rreth një orë takim, pavarësisht nëse i intereson apo jo ta bëje këtë.
Dhe jam i bindur se Zj.Merkel i ka ngritur shqetësime të mëdha e konkrete, që lidhen me problemet në vend e të tjera të krijuara nga neve në Rajon.
Po kështu jam i bindur se ajo konkretisht i ka kërkuar përballimin e zgjidhjen e disa prej tyre në një kohë shumë të shkurtër; dhe këtu përsëri duhet transparencë e plotë.
Të shpresojmë e punojmë që në qershor të merret një vendim pozitiv!”

tritani.png

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008