INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse festojmë në 14 mars? Dita e verës dhe sekretet e saj

Pse festojmë në 14 mars? Dita e verës dhe sekretet e saj

Publikuar më: 12:53 14-03-2019

Është bërë tashmë traditë që 14 Marsi të jetë një ditë pushimi zyrtar në Republikën e Shqipërisë, e njerëzit të kryejnë rituale të ndryshme festive për t’ju gëzuar kësaj dite.

E quajmë “Dita e verës”, por cili është kuptimi i saj? Si lindi kjo festë në Shqipëri dhe si u përhap në çdo qytet derisa u shndërrua në festë kombëtare?
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Konica e përkufizonte kështu këtë festë: "Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur skish lindur Krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe grekërit e vjetër perënditë e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë, tu faleshin perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës..."
Kjo festë e ka zanafillën në qytetin e Elbasanit, por dalëngadalë u përfah edhe qytetet e tjera të Shqipërisë, të cila filluan të kryejnë aktivitete festive, duke u kthyer në tradicionale. Më tej, rreth 14 vite Dita e Verës u bë festë zyrtare për të gjithë shqiptarët.
Përtej faktit që kjo është një festë që na dallon nga shtetet e tjera, vetë mënyra e festimit të saj, dallon dhe nga një qytetet në tjetrin, duke i shtuar kështu një larmishmëri dhe hijeshi kësaj feste.
Në Tropojë, të mëdhenj e të vegjël udhëtojnë me kilometra në terrene malore për t’u grumbulluar në fshatin Luzhë, ku ata kërkojnë ndihmë dhe mbarësi në tyrbe të ndryshme.
Zjarri, përveçëse një karakteristikë e gjithë trevave shqiptare, luan një rol kryesor për këtë ditë në Dibër, të cilët e kremtojnë Ditën e Verës duke ndezur zjarr, duke lidhur kyçin e portës me pe dhe sigurisht me vezët që janë simbol I ditës.
Nga ana tjetër, i gjithë rajoni i Shqipërisë së Mesme, kryesisht Elbasani nga ku vjen dhe origjina e festës, feston me këngë, valle, njerëzit mbushin rrugët e qytetit. Për këtë ditë përgatiten vezët me ngjyra, ëmbëlsira e famshme e ballokumes dhe vendosen verore, që është “një byrzylyk” i bërë nga penj të bardhë e të kuq, që simbolizojnë pastërtinë e shpirtit dhe shëndetin. Fëmijët shkojnë derë më derë për të kënduar këngët e verës, ndërsa marrin si dhuratë vezë të ngjyrosura dhe ëmbëlsira.
Përveç Beratit që këtë ditë e shoqëron edhe me karnavale në qendër të qytetit, Korça vendos fëmijët në garë për të mbledhur sa më shumë shkarpa dhe bëjnë zjarrin të madh, ku të gjithë më pas kapërcejnë zjarrin si simbol i kalimit me sukses të dimrit dhe rigjallërimit e ndezjes së gjakut që sjell vera.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044770240783691