INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Topalli braktisi takimin me ambasadorët?

Pse Topalli braktisi takimin me ambasadorët?

Publikuar më: 11:13 11-05-2016

Jozefina Topali ishte e fundit që mbërriti në selinë blu, ndërkohë që kishte nisur takimi mes grupit të PD dhe dy ambasadorëve Donald Lu e Romana Vllahutin. Mbledhja e cila kishte nisur me herët duket se ka zgjatur përtej pritshmërisë së ish numrit dy të Partisë Demokratike, e në këto kushte ajo ka marrë një tjetër vendim. Jozefina Topalli është larguar nga selia e partisë, ndërsa dy ambasadorët vijonin takimin me grupin parlamentar. Përse? Jozefina Topalli ka këtë përgjigje:
“Nuk prisja që takimi në grup me ambasadorët të zgjaste 90 minuta”.
Nuk mund të aludojmë nëse kjo është arësyeja e vërtetë e largimit të zonjës Topalli, por ajo që mund të themi me siguri janë kritikat që ish kryeparlamentarja ka lëshuar ndaj këtij vendimi dy ditë më parë. Në mbledhjen e grupit parlamentar ditën e hënë, Topalli mësohet se e ka cilësuar si cënim të sovranitetit ardhjen e dy ambasadorëvë në takime të posaçme me grupet parlamentare.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499