Janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës Shqipëri-Itali. Trajneri i Kombëtares i është rikthyer sërish modulit të lojës me 4 mbrojtësa, ndërmjet të cilëve ka lënë në stol Arlind Ajetin, vëndin e të cilit e ka zënë Veseli që rreshtohet përkrah Mavraj. Krahët e mbrojtjes do të jenë Hysaj dhe Agolli. Ndërkohë që mesfusha do të përbehet nga Migjen Basha, Ergys Kaçe dhe Ledian Memushaj. Në krah të djathtë rikthehet Odise Roshi dhe në anën tjetër luan Grezda. Sulmi i është besuar Armando Sadikut.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Hysaj, Basha, Memushaj, Grezada, Kaçe, Roshi, Sadiku
Italia: Bufon, Kielini, Darmian, Bonuçi, Spinacola, Kandreva, Galjardini, Parolo, Insinje, Imobile, Eder