INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet biseda telefonike midis Metës dhe gazetares Lala pas sulmit

Publikohet biseda telefonike midis Metës dhe gazetares Lala pas sulmit

Publikuar më: 14:12 30-08-2018

Për sulmin me armë ndaj gazetares së njohur Klodiana Lala, ka reaguar dhe kreu i shtetit Ilir Meta.

Presidenti përmes një bisede telefonike ka dënuar ashpër aktin dhe ka shprehur mirënjohjen dhe e ka inkurajuar gazetaren e kronikës që të vijojë misionin e saj.

“Po kështu inkurajoj organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, këtë ngjarje të rëndë, e të venë para ligjit këdo që qëndron pas saj.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, nënvizoi Presidenti Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396