Publikohet foto e grabitësit që mbeti i vrarë sot gjatë tentativës për t’u larguar nga aeroporti i Rinasit, së bashku me 3 bashkëpunëtorë të tjerë.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë, një prej autorëve mbeti i vrarë me plumb në kokë. Ai duket në foto i veshur me uniformë të ngjashme me atë të policisë, jelek që duket se është antiplumb si dhe pranga.
Pranë tij u gjet një armë automatike me tre karikatorë si dhe një granatë dore. Viktima, 1.75 metra i gjatë, rreth 32 vjeç, nuk pa patur mjet identifikimi me vete, ndërsa trupi i pajetë ndodhet tashmë në morgun e Tiranës.