INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Publikohet indeksi i Kostove të Jetesës. Shtetet më të shtrenjta [VIDEO]

Publikuar më: 14:17 27-03-2017

Shtetet aziatike renditen te parat ne bote per shtrenjtesi. Singapori mban titullin si qyteti më i shtrenjtë në botë për të katërtin vit radhazi, sipas anketës më të fundit të kostove të jetesës të kryer nga Njesia e Inteligjencës së The Economist. Singapori ka nje nivel jetese 20% më te shtrenjtë se Nju Jorku dhe 5% më te shtrenjtë se HongKong, që është i pozicionuar në vendin e dytë.

Ndërsa vende si Britania e Madhe jane zhvendosur drejt fundit. Ekspertet mendojne se zhvlerësimi I sterlinës pas referendumit të Brexit ka bërë që Londra tashmë te jete në pozicionin më të ulët të 20 viteve te fundit.

Anketa, krahason çmimet e 160 mallrave dhe shërbimeve në 133 qytete në të gjithë botën. Itali, Greqi dhe Gjermani ku ndodhen dhe komuniteti më i madh i emigrantëve shqiptarë, kanë pësuar renie ne renditje. P.sh kryeqyteti i Greqise ,Athina është në pozicionin më të ulët, e 94 në liste, Roma dhe Milano kanë qënë perkatesisht ne vendin e 34 dhe 28, e kanë zbritur nga 1 pozicion, duke u renditur e 35 dhe 29. E njetja situate dhe në Berlin ku indeksi i kostove të jetesës ka pesuar nje renie me kater pozicione ne listen e shteteve me te shtrenjta te botes.

Article Logic
Execution time: 0.0032808780670166