INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Punësim sezonal në KZAZ, 315 mundësi për të gjithë [VIDEO]

Publikuar më: 16:07 29-03-2017

Periudha zgjedhore shpesh kanë sjellë vende të reja punë të hapura nga partitë politike enkas për fushatë, por asnjë herë nuk ka ndodhur si kësaj radhe. Janë plot 315 vende të reja pune të cilat janë hapur në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit në mbarë vendin, e këto janë të faktuara. Bëhet fjalë për komisionarët kryesisht të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, të cilët nuk janë përzgjedhur nga opozita. Nga 90 KZAZ që do të administrojnë procesin zgjedhor, gjysma e anëtarëve, 315 prej tyre do të marrin detyrën e komisionarit kryesisht. Ata janë qytetarë të vetofruar për të administruar zgjedhjet, mbase të joshur edhe nga pagesa që ofron buxheti i shtetit. E në fakt kanë të drejtë. Pasi buxheti i shtetit ka parashikuar plot 44 milion lekë të reja si pagesë për komisionerët për të gjithë periudhën zgjedhorë. Ata që do të zgjidhen si kryetarë, zv kryetarë dhe sekretarët do të kenë më shumë fat, pasi pagesa e tyre është më e lartë se e anëtarëve të KZAZ. Por pagesa është menduar për të gjithë periudhën zgjedhore, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë nëse këta komisionerët do të zëvendësohen nga ata politikë.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832