Disa zona të kryeqytetit do të mbetet pa energji elektrike nga data 11 deri më 13 mars. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, energjia do të s'takohet për shkak të punimeve të planifikuara që do të kryhen në nënstacionin “Uzina Traktori”.
Ndërprerja e energjisë do të bëhet gjatë intervalit kohor nga 09:00 deri në 13:00. Më konkretisht:
“11 mars, pa energji do të mbeten rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, zona pranë Depos se Ujit, rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand). 12 mars, pa energji do të mbetet zona pranë Sanatoriumit. 13 mars, pa energji do të mbetet zona pranë ish- Uzinës Traktori, Shkozë (pjesërisht).”