INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Punimet mbi Ibër. Vijon pezullimi nga Komuna e Mitrovicës [VIDEO]

Publikuar më: 17:51 06-07-2017

Punimet në urën kryesore mbi lumin Ibër, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, e banuar me shumicë serbe, vazhdojnë të jenë të pezulluara, me vendimin e udhëheqjes lokale të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Ura, rekonstruktimin e të cilës po e financon Bashkimi Evropian, ishte paraparë që të hapet për qarkullim të automjeteve me 10 janar të vitit 2017. Pas ndërtimit të murit dhe shembjes së tij, afati për hapjen e urës u shty. Projekti i BE-së për rivitalizimin e urës kryesore në Mitrovicë me vlerë prej vlefshëm 1 milion e 45 mijë euro, ka nisur në vitin 2016,  dhe në  pjesën më të madhe punimet kanë përparuar. Përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaruan se hapja e urës do të ndodhë kur projekti për shndërrimin e rrugës “Mbreti Pjetër” në Mitrovicën Veriore të zhvillohet në zonën e këmbësorëve. Por, në muajin prill, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, pas një numri incidentesh të  regjistruara në hapësirën rreth urës, doli me vendimin për ndërprerjen e punimeve. Ai kërkoi nga organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që të krijojnë një ambient të sigurt për qytetarët. Në anën tjetër, të gjitha punimet në urë dhe rreth saj, në anën jugore të qytetit, e banuar me shumicën shqiptare, kanë përfunduar.

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377