INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punimet në rrugën Qafë Kashar – Vorë, kaos në lëvizjen e mjeteve. Gjiknuri inspekton punimet [Foto]

Punimet në rrugën Qafë Kashar – Vorë, kaos në lëvizjen e mjeteve. Gjiknuri inspekton punimet [Foto]

Publikuar më: 14:09 11-06-2018
Fillimi i punimeve në segmentin Qafë Kashar – Vorë ka krijuar kaos të madh në lëvizjen e mjeteve. In Tv ka qënë për disa orë në këtë segment ku tarfiku ka qënë mjaft i rënduar. Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri inspektoi sot fillimin e punimeve. Sipas tij nisur nga rëndësia e gjithë aksit deri në Durrës, u parashikua kjo ndërhyrje që përfshin 31 mijë m2 shtresa asfalt dhe sipas tij brenda dy javësh do të përfundojë. I pyetur nga In Tv pse u ndërhy tani dhe jo më parë nisur nga gjendja dhe rëndësia e kësaj rruge, Gjiknuri ja ka deleguar përgjegjësinë qeverisë së mëparshme.
“Fatkeqësisht këtu për çdo gjë që bën të thonë plaç. Por, realisht ata që kërkojnë llogari pse u ndërhy tani e jo më parë, të fillojnë të kërkojnë llogarinë te vetja kur kanë patur mundësinë ta bënin këtë ndërhyrje kohë më parë dhe jo ta linin rrugën të katandisej në këtë pikë. Ka pas problemet e veta të trashëguara dhe për shkak të lënies pas dore për shumë kohë dhe keqmenaxhimit të kësaj kontrate në fazat e para. Është ndërtuar 20 vjet më parë.’’  ka pohuar Gjiknuri
Projekti kushton 615 mijë euro, fond  me të cilin do të bëhet  riparimi i shtresave të asfaltit të dëmtuara dhe jo e gjithë gjatësia e rrugës. Pas përfundimit të segmentit Qafë Kashar - Vorë do të nisë ndërhyrja në segmentet e tjara, për të cilat ARRSH dhe policia rrugore do të përditësojë skemat e lëvizjes.
 
 Sequence_01.00_05_25_35.Still006.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0025770664215088