INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punoi 100 orë më shumë dhe vdiq. Ky është vendi që i “shtrydh” njerëzit në punë

Punoi 100 orë më shumë dhe vdiq. Ky është vendi që i “shtrydh” njerëzit në punë

Publikuar më: 13:02 05-10-2017

Është zbuluar vendi i cili i ‘shtrydh’ njerëzit në punë, mbi 2000 punonjës  kanë vrarë vetën nga presioni dhe stresi që u është ushtruar për punën.

Sipas “The Guardian”, më shumë se 2000 japonezë kanë vrarë veten nga stresi i punës në një vit, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë vdekur nga ataku kardiak, mbytja apo gjendje të tjera nga të kaluarit shumë kohë në punë.

Japonia njihet si një ndër vendet që ushtron më shumë presion tek punonjësit, pavarësisht së është përfolur disa herë që të merren masa kundër këtij fenomeni, gjendja e punonjësve ka mbetur në hije. Rasti më i fundit është ai i 31-vjeçares  e cila i dha fund jetës së saj. Ajo kishte punuar mbi 100 orë shtesë në punë, ndonëse nuk e kishte përballuar dot këtë situatë.

Kjo ngjarje ka ndodhur që prej 2013, por është bërë publike kohët e fundit, sipas “The Guardian”  motivi i kësaj vdekje u përcaktua si ‘vdekje nga puna e tepërt’.

Kjo ngjarje u publikua me qëllimin e parandalimit të rasteve të tilla të cilat janë bërë të shumta në Japoni. 

Article Logic
Execution time: 0.00288987159729