INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punonjësi i aeroportit sakrifikon jetën e tij për të shpëtuar qindra pasagjerë

Punonjësi i aeroportit sakrifikon jetën e tij për të shpëtuar qindra pasagjerë

Publikuar më: 11:42 01-10-2018

Një kontrollues i trafikut ajror u përcoll si një hero pasi sakrifikoi jetën e tij gjatë tërmetit shkatërrues që goditi Indonezinë. që vrau qindra njerëz. Ushtarët indonezianë të veshur me uniformë mbajtën arkivolin e Anthonius Gunawan Agung, të shtunën. 21-vjeçari nuk u largua nga vendi i tij në kullën e kontrollit në Mutiara SIS Al-Jufrie, Aeroporti Palu pas një tërmeti me magnitudë 6.1, i ndjekur nga një lëkundje edhe me e fuqishme me magnitudë 7.5. Ndërsa kolegët e tij evakuuan ndërtesën për siguri, Agung qëndroi prapa për të siguruar që një avion i Batik Air të ulej i sigurt në pistë. Agung, kuptoi se kulla po shembej, dhe u hodh nga dritarja e katit të katërt. Ai u dërgua me nxitim në spital me lëndime të brendshme dhe një këmbë të thyer. Agung vdiq para se një helikopter ta çonte atë në një spital tjetër për kujdes special në mëngjesin e së shtunës. Për një muaj punonjësi i trafikut ajror do të festonte ditëlindjen e tij të 22-të.

foto_4.jpg"Batik 6231, pista 33 e lirë për të kryer uljen”. Ky ishte transmetimi i tij të fundit për mua”. Kështu shkroi kapiteni Ricosetta Mafella, pilot i fluturimit Batik Air në një postim në Instagram që përfshinte një foto të Agung. "Faleminderit që më mbajtët dhe më ruajtët derisa u ula."
Agung është konsideruar si hero nga ish-punëdhënësit e tij, të cilët i referohen atij në Twitter si Antonius i Madh. "Ne kemi ndjerë një goditje të thellë të zemrës, Perëndia mund t'i japë Anthoniut vendin më të mirë pranë tij, së bashku me viktima të tjera të tërmetit të Donggalës", tha në një deklaratë zëdhënësi i AirNav Indonesia, agjencia që mbikëqyr navigimin e avionëve. Tërmeti dhe cunami i fuqishëm që goditën vendin shkaktuan mbi një mijë të vdekur në Indonezi.

foto_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498