INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Efektivi i Gardës vret bashkëshorten, nënë e dy fëmijëve

Efektivi i Gardës vret bashkëshorten, nënë e dy fëmijëve

Publikuar më: 08:20 06-04-2016

Sërisht krim brenda familjes në Tiranë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, në Kombinat.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 në rrugën e “Qelqit” në Kombinat. Autori i krimit është 29-vjeçari Admir Dervishi, bashkëshorti i saj, i cili është punonjës i Gardës së Republikës.

Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e konflikteve për shkaqe xhelozie, ndërsa krimi mendohet se është kryer me armën e shërbimit. E reja është dërguar në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza por vetëm 1 orë më pas u mësua se ndërroi jetë. Policia arrestoi  në banesë bashkeshortin e saj Admir Dervishi si autor të dyshuar, i cili nuk ka bërë rezistencë dhe ka qenë në gjëndje shoku.

Burime nga policia thanë se Ilda është përpjekur të dalë nga shtëpia në momentin kur nisi sherri. Ajo ka qenë pranë derës kur gardisti ka qëlluar më 4 plumba. Thuhet se dy plumba e kanë marrë në trup, në pjesën e kraharorit, ndërsa dy të tjerë përfunduar në derë. Gruaja I. Dervishi është dërguar menjëherë në QSUT për të marrë ndihmën mjeksore, por nuk ia ka dalë ti mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se dy fëmijët, djali  4 vjeç dhe vajza 8 muajshe ishin në gjumë, në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë. 

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266