INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Punonjësit e shëndetësisë, të gjithë duan të ikin! [VIDEO]

Publikuar më: 15:37 25-09-2017

Personeli i sistemit shëndetësor në vend sa vjen dhe po tkurret. Çdo vit me qindra mjekë po largohen dhe vetëm dy vitet e fundit numri i atyre që kanë shkuar në Gjermani është 275. Fakt ky që është pohuar zyrtarisht dhe nga Institucioni i Urdhërit të Mjekut, i cili ka lëshuar vërtetime për ta. Po kështu dhe infermierët, vetëm së fundmi kanë ikur rreth 100 të tillë. Kjo problematikë më shumë po ndihet në rrethet e vendit ku mungesa e specialistëve ka dëmtuar seriozisht shëndetin dhe buxhetin e pacientëve. Pasi iu duhet që në mungesë të mjekëve në spitalet e zonave ku banojnë tu drejtohen spitaleve të mëdha apo QSUT.
Po gjithashtu mësohet se dhe stomatologët e farmacistët janë në tentativa për të ikur, pasi dhe këto kategori kanë nisur negociatat dhe kanë fituar kontrata pune në shtete të tjera. Ky vakum specialistët të shëndetësisë do të ndihet dhe dëmtojë shumë pacientët, pasi nëse shtojmë këtu dhe mungesën e mjekëve të specializuar në vend situata sa vjen dhe po bëhet shumë alarmante. Kujtojmë këtu se deri dy vjet më parë për 4 vite rresht ishin bllokuar për çështje burokratike dhe specializimet në shëndetësi.
E më e keqja është se askush nuk po merr asnjë masë për të plotësuar kërkesat që kanë mes të cilave rritja e pagave apo përmirësimi i kushteve në spitalet e vendit me qëllim që punonjësit e shëndetësisë të mos ikin.

Article Logic
Execution time: 0.0042309761047363