Ditët që duhet të ishin relaksuese për një familje fierake në Jug të vendit, janë kthyer në një tragjedi.
Familja nga Patosi i Fierit ka shkuar me pushime në Ksamil, por gjatë ditës së sotme, kryefamiljari A.T., 45 vjeç, është ndjerë keq në gabinën e plazhit që ata kishin pronotuar.
Familjarët e kanë transportuar për në spital, por 45-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës.
Nga informacionet paraprake, mësohet se A.T. ka humbur jetën jetën si pasojë e një ataku kardiak. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.