INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Putin dhe Erdogan bisedime sekrete pas sulmit në Siri

Putin dhe Erdogan bisedime sekrete pas sulmit në Siri

Publikuar më: 10:37 15-04-2018

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar biseda sekrete me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pasi duket se të dy vendet kanë nisur të forcojnë marrëdhëniet pas sulmeve ajrore në Siri të nisura nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca mëngjesin e së shtunës, raporton “Express.uk”. Gjatë një telefonate të bërë dje, të dy krerët e shtetit diskutuan sulmet ushtarake të kryera nga Perëndimi ndërsa u zotuan të punojnë së bashku për të krijuar një zgjidhje politike për luftën civile siriane. Sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara goditën Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit Barzah jashtë Damaskut me 76 raketa dhe atë që ushtria amerikane e përshkroi si kompleksin Him Shinshar të Armëve Kimike jashtë qytetit të Homs. Një deklaratë e lëshuar nga Kremlini tha: “Rusia dhe Turqia mendojnë se pas asaj që ka ndodhur, është e nevojshme të intensifikohet bashkëpunimi dypalësh që synon përparimin e vërtetë në procesin e një zgjidhjeje politike në Siri”. Putin ka denoncuar me zemërim sulmet e kryera mbi objektivat kryesore ushtarake të regjimit të Asadit. Por sipas medias turke, Anadollu, Erdogan dhe homologu i tij rus, të shtunën në mbrëmje zhvilluan një bisedë telefonike në të cilën kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi sulmet kundër Sirisë. Një burim i afërt me presidentin e Turqisë, tha se Erdogan ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me Rusinë për të zgjidhur krizën siriane, duke vënë në dukje edhe rëndësinë e mbajtjes së tensioneve në nivel të ulët në Siri. Presidenti i Turqisë ka bashkëbiseduar edhe me kryeministren britanike, Theresa May dhe presidentin francez, Emmanuel Macron pas telefonatës që pati me kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Article Logic
Execution time: 0.0038101673126221