E kemi parë presidentin Vladimir Putin të bëj karate, të notojë, të luajë hokey, të luajë me kafshë. Por këtë herë vjen ndryshe, si një kamionist i vërtetë.
Duke drejtuar një kamion shefi i Kremlinit ishte i pranishëm në inagurimin e urës simbolike të Kremlinit që lidh Rusinë me Kremlinin.
I veshur me xhins dhe këmishë të bardhë Putin dukej shumë në formë.
Dhe ndërsa ai drejtonte kamionin mbrapa e ndiqnin disa kamionë të tjerë. Ura e Krimesë 19 km heq izolimin të Krimesë të aneksuar nga Moska në 2014.
Por një ngjarje e tillë dhe me prezencën e Putin në inagurim duket se tërbon BE dhe jo vetëm.
Kryeministri Ukrainës u shpreh kundër inagurimit sepse sipas tij dhunon të drejtën ndërkombëtare. Ndërsa BE në një deklaratë shkruan se Rusia e ndërtoi urën që e lidh me Krimenë pa konsensin e Ukrainës.