INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Putin-list”, 210 persona rrezikojnë sanksionet nga SHBA-të, Moska:Cënohen raportet

“Putin-list”, 210 persona rrezikojnë sanksionet nga SHBA-të, Moska:Cënohen raportet

Publikuar më: 16:29 30-01-2018

Departamenti Amerikan i Thesarit ka shpërndarë të ashtuquajturën “Putin-list”, e cila përmban emrat e oligarkëve rusë që janë pranë presidentit rus, Vladimir Putin dhe që së shpejti mund të jenë objekt sanksionesh edhe pse një gjë e tillë është mohura nga Ëashingtoni.

Por ekspertët mendojnë se një listë e tillë dërgon një mesazh se kushdo që gjendet në të duhet të presë masa.

Në listë figurojnë 210 emra, ku 114 janë njerëz të politikës dhe 96 oligarkë. Mes tyre është edhe Roman Abramoviç, themeluesi i kolosit industrial, Oleg Deripaska.

Për momentin, Kongresi amerikan ka vendosur të mos aplikojë sanksione të reja kundër Moskës.Në fushën politike, emri më i spikatur i “black list”, është ai i kryeministrit Dmitri Medvediev. Mes tyre përmednim: kryeministri Dmitri Medvediev, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Maksim Oreshkin, ministri i Energjisë Aleksandr Novak dhe ai i Sporteve, Pavel Kolobkov.

Trump e ka nënshkruar këtë rapotin në muajin gusht, pasi i njëjti ka kaluar në të dyja dhomat e Kongresit, si përgjigje e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se SHBA e shfrytëzon raportin si përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Rusi, më 18 mars, të cilat pritet t’i fitojë Putini.Vetë president rus pas publikimit të raportit u shpreh se ky ishte një akt armiqësor që komplekson edhe më shumë raportet Moskë Washington, por për momentin nuk do të dëshironte të përshkallëzonte situatën .

Article Logic
Execution time: 0.0020129680633545