Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjithmonë çudit me zgjedhjet e tij, siç ishte për shembull edhe fakti se ai do të jetë modeli kryesor i kalendarit Rusi 2018.
Shefi i Kremlinit shfaqet i fuqishëm në çdo muaj të kalendarit.
Po a jeni kuriozë të dini se kush po e blen kalendarin Rusi 2018?
Media ruse raporton se kalendari me Vladimir Putin është bërë shumë popullor në Britaninë e Madhe, jo vetëm në Rusi.
Sipas mediave ruse kalendari me Putin po shitet në Britani si një kek i ngrohtë.
Kalendari mund të blihet në Amazon dhe ebay.