INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Putin u nxjerr të palarat rivalëve

Publikuar më: 14:53 02-04-2016

Duket se skandale seksuale të politikanëve në botë nuk kanë të mbaruar.

Së fundmi është publikuar një video erotike me një britanike, e cila është po ashtu aktiviste e njohur opozitare, e njërit prej rivalëve kryesorë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Videoja bardhe zi e publikuar në internet tregon momente intime, në një apartament në Moskë të ish-kryeministrin Mikhail Kasyanov, 58 vjeç, me aktivisten Natalya Pelevine, 39 vjeç.

Ajo që e bën më të rëndë situatën në të cilën ndodhet politikani rus, udhëheqës i partisë Parnas, është se ai është i martuar dhe kjo quhet një ‘tradhti’ martesore, që vështirë se do të falet nga një pjesë e ndjekësve të tij. Vetë Kasyanov nuk ka komentuar ende për videon në fjalë, ndërkohë që Pelevine, që është shtetase britanike, ka reaguar duke thënë se do të padisë televizionin që publikoi pamjet.

Qëllimi i publikimit të videos nga televizioni NTV, i afërt me qeverinë, duket se është shkatërrimi i figurës së një prej liderëve që cilësohet si një alternativë ndaj Putinit.

Video po ashtu synon të diskreditojë edhe aktivisten britanike, e cila ka qenë kritike konstante e presidentit rus.

Article Logic
Execution time: 0.0044078826904297